Presidenti Donald Trump po kryeson zgjedhjet në SHBA në katër shtetet kryesore, sipas një sondazhi të publikuar në Independent.
Kandidati republikan sipas gjetjeve të sondazhit kryeson në Iowa me 2 pikë, në Georgia me 1 pikë, në Karolinën e Veriut me 0.2 dhe Ohio me 1.4.
21:05 Gjithashtu sipas gjetjeve të RealClearPolitics, Biden mban kryesimin në disa shtete më të vogla si Arizona, Florida dhe Pensilvani.
Analistët politikë theksojnë, megjithatë, se studimi i RealClearPolitics nuk jep një pasqyrë të ekuilibruar të klimës elektorale, pasi ajo mbështetet në të dhëna kryesisht nga Georgia dhe Ohio.
20:48 Donald Trump: Amerikanët duhet të kenë fituesin në ditën e zgjedhjeve
Procesi i votimit në SHBA vijon prej disa orësh, por kandidati republikan Donald Trump e ka bërë paralajmërimin e tij.“Amerikanët kanë të drejtë të njohin fituesin në ditën e zgjedhjeve, tha Donald Trump gjatë një vizite në selinë e Partisë Republikane në periferi të Uashingtonit.“Ne kemi të drejtë të njohim fituesin më 3 nëntor,” tha presidenti republikan në një deklaratë në Arlington.Pjesëmarrja e madhe e votuesve amerikanë me fletëvotimet mund të vonojë numërimin e votave dhe për këtë arsye shpalljen e rezultateve.
19:59 Shqiptarët në SHBA, Frederik Ndoci për ABC: Do votoj Donald Trump, Biden sjell regres
Artisti i njohur Frederik Ndoci i cili prej vitesh jeton në SHBA ka shprehur hapur mbështetjen ndaj presidentit Donald Trump në zgjedhjet e sotme. Në një lidhje ABC Radar me Jonida Shehun, Ndoci tha se edhe në rast se Trump nuk do shpallej fitues jeta do të vazhdonte, por tha se triumfi i Biden do të sillte regres në SHBA.
“Kam grupin tim nga Shqipëria, kemi votuar për Donald Trump. Nuk do mërzitesha nëse do fitonte Biden. Sepse jam më i sigurt se treçereku i botës. Do bëhet një Amerikë e dytë Kina sipas të majtëve. Ndërsa këtu do shpërbëhet gjithçka. Mua nuk më vjen keq. Sepse ka vdekur Jezus Krishti dhe është ringjallur. Ka vdekur Nënë Tereza dhe nuk ka marrë fund bota. Trump kurrë nuk ka thënë se nuk i njohë rezultatet.
Brenda 10 orësh do të marrim vesh rezultatin. Biden sjell vetëm regres që botës nuk i intereson më. Në vitet 90 pothuajse 80% e shqiptarëve që erdhën në Amerikë ishin fëmijët e atyre që ishin në diktaturë. Ndërsa ata që kanë mbetur atje janë në krye të qeverisë. Prandaj të gjithë janë të majtë”, u shpreh Ndoci.
18: 35 Biden vizion shtëpinë ku lindi, lë shënimin: Nga këtu, në Shtëpinë e Bardhë
“Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden 11-3-2020”. Ky është shënimi që la kandidati demokrat Joe Biden në shtëpinë e tij ku u rrit në Scranton, Pennsylvania.
Biden la shënimin e tij në murin e shtëpisë, ndërsa amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit për ti dhënë SHBA-së presidentin e ri.
Kandidati demokrat për president kaloi fëmijërinë e tij në Scranton para se të transferohej në Delaware kur ishte 10 vjeç pasi babai i tij humbi punën në zonë.
Ai ka vizituar në mënyrë të përsëritur shtëpinë e tij të fëmijërisë dhe kur u ndal në vitin 2008 si i nominuar për nënkryetar, pronari aktual i kërkoi Biden të nënshkruante në mur në dhomën e tij të vjetër.
“Unë jam në shtëpinë e vjetër”, shkroi Biden në murin e banesës në vitin 2008.
18:30 Zgjedhjet në SHBA, bizneset përgatiten për trazira! Vendosin fasadat mbrojtëse nga uraganet
Pronarët e dyqaneve në SHBA po përgatiten për trazira pas zgjedhjeve presidenciale që kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit me orën amerikane. Ata kanë vendosur dërrasa dhe fasada të ngjashme me ato për mbrojtjen nga uraganet.
Frika e tyre lidhet me trazirat e dhunshme që u krijuan disa muaj më parë nga protestat e dhunshme që shpërthyen pas vdekjes së George Floyd.
Shqetësimi për kontestimin e mundshëm të rezultatit të zgjedhjeve ka shtuar frikën për tregjet financiare pasi të hënë indekset kryesore amerikane përmbysën kursin pas rënies së madhe të javës së kaluar.
Në vitin 2000, një debat i nisur për rinumërimin e votave në Florida rriti pasigurinë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe tregjet financiare u dëmtuan.
Brian Gardner, shefi strateg i politikës në Uashington në bankën e investimeve parashikon një fitore të Biden, por paralajmëroi se pyetjet në lidhje me rezultatin dhe çdo shpërthim dhune mund të shkaktojnë një rënie më të madhe këtë herë se në vitin 2000.
18:15 Melania Trump voton në Florida
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të martë po zhvillohen zgjedhjet presidenciale për zgjedhjen e shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë.
Kutive të votimit i është drejtuar edhe zonja e parë Melania Trump, e cila votoi në një nga zonat elektorale të Floridas.
Në një proncim të shkurtër për mediat ajo ka theksuar se vota e saj shkoi për një djalë të quajtur Trump.
“Unë votova për një djalë të quajtur Trump”, është shprehur ajo.
Ndërkohë presidenti Trump votoi javën e kaluar në West Palm Beach, në votimin para-zgjedhor.
Florida e cila përmban 29 vota elektorale, është shtet mjaft i rëndësishëm për të dy kandidatët e veçanërisht për kandidatin republikan.
Presidenti në detyrë këtë të martë është shprehur se do të fitonte këto zgjedhje.
18:01 Sfidon Trump: Do deklaroj fitoren vetëm kur të ketë një të tillë
Në SHBA mbahen sot zgjedhjet presidenciale më polemizuese në histori. Republikani Donald Trump dhe demokrati Joe Biden garojnë për shefin e Shtëpisë së Bardhë.
Teksa procesi i votimit ka filluar, Presidenti Trump tha se ai do të deklarojë fitoren “vetëm kur të ketë fitore.”
“Nuk ka asnjë arsye për të luajtur lojëra. Unë e shikoj atë si një shans shumë, shumë të fortë për të fituar këtu. Nuk e di se si ata i vlerësojnë shanset,” tha Trump në “Fox & Friends” gjatë një interviste telefonike.
Me zërin e tij dukej i gërvishtur pas një tubimi natën vonë në Michigan, Trump tha se planifikoi thirrje të mëtejshme telefonike sot më vonë për njerëz “shumë besnikë” dhe një vizitë në selinë e fushatës së tij.
“Ka qenë një vrapim i shkëlqyeshëm, tre javë të pabesueshme”, tha Trump. Ai e quajti shtrirjen e tij të fundit të fushatës “emocionale” duke e ditur se mund të ishte hera e tij e fundit si kandidat.
17: 48 Presidencialet në SHBA, radhë të gjata në Pensilvani për të votuar
Në SHBA mbahet sot zgjedhjet presidenciale më polemizuese në dakada. Qytetarët amerikanë do të zgjedhin shefin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa gara është e fortë mes presidentit aktual, i cili kërkon një mandat të dytë, republikanit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden.
Amerikanët kanë nisur të hedhin votën e tyre në kuti. Në lagjen Pittsburgh të Garfield, Pensilvani filloi të krijohej radhë jashtë qendrës së votimit para agimit.
Votuesit të cilët sapo ishin ngritur nga shtrati i tyre prisnin në të ftohtë që dyert të hapeshin në orën 7:00 të mëngjesit (lokale).
Por votuesit amerikanë kanë energji dhe dëshirojnë të bëjnë të ditur pikëpamjet e tyre, shkruan SkyNews.
Gati 100 milion votues kanë hedhur votat e tyre të parakohshme, një rekord për votimin e hershëm në Amerikë.
Ndërsa kjo është ndoshta pritej mes pandemisë rritet edhe numri i njerëzve që votojnë me postë. Mediat raportojnë se ekziston një ndjenjë që amerikanët janë më të angazhuar se kurrë në politikën gjithnjë e më të polarizuar të vendit.
17:35 Biden e nis ditën me vizitën në varrin e djalit të ndjerë
Amerikanët u janë drejtuar kutive të votimit këtë të martë, ku pritet që të zgjedhin presidentin e tyre të ri mes shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe rivalit i tij është demokrati Joe Biden.
Biden ditën e zgjedhjeve e ka nisur me një vizitë në varresat e disa familjarëve të tij.
Mediat e huaja bëjnë me dije se kandidati demokrat së bashku me bashkëshorten e dytë, Jill, ka vizituar dy varreza të ndryshme familjare.
Ai në fillim ishte në një kishës lokale, Shën Jozef në Brandywine të Delawares, ku ka varrosur gruan e tij të parë dhe vajzën e mitur, të cilët vdiqën pas një aksidenti automobilistik në vitin 1972.
Ndërsa më pas 77-vjeçari ka vizituar varrin e djalit të ndjerë, Beau, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015 në moshën 46 vjeçare.
Në këtë garë Trump po përpiqet të sigurojë një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, me shpresën se do ta shmangë shndërrimin në presidentin e parë në detyrë që humb rizgjedhjen që prej George W Bush në 1992. Sondazhet paraprake i japin epërsi kandidatit demokrat, Joe Biden 77 vjecar, që nëse zgjidhjet në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të jetë presidenti më i moshuar që merr postin në SHBA pas vetë Trumpit
15:51 Amerikanët votojnë sot, por si e presin rezultatin Trump dhe Biden
Për kandidatët dhe mbështetësit e tyre, dita e zgjedhjeve sjell pa dyshim ankth dhe emocione. Kur qendrat e votimit mbyllen, pritja fillon.
Presidenti Donald Trump do të kalojë ditën në Shtëpinë e Bardhë, duke dhënë intervista, por edhe ndoshta duke parë zhvillimin e ngjarjeve.
Një intervistë telefonike në një nga emisionet e edicioneve të lajmeve të Trump, Fox & Friends, është planifikuar për ditën e nesërme.
Dita e zgjedhjeve mund të jetë një ditë pushimi për punonjësit e fushatës së presidentit, i cili mbajti 14 tubime në tre ditët e fundit. Të martën në mbrëmje, Trump do të organizojë një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë. Trump pa dyshim se do të jetë i shoqëruar edhe nga zëvendëspresidenti, Mike Pence, i cili do të jetë së bashku me familjen e tij.
Joe Biden, ndërkohë, do të kalojë pjesën më të madhe të ditës së zgjedhjeve duke u përpjekur të bindë të votojnë amerikanët e pavendosur në Pensilvani, një shtet kyç. Ish-nënpresidenti do të do të përpiqet të bindë gjithashtu votuesit në vendlindjen e tij të fëmijërisë, Scranton dhe në Filadelfia.
Më pas do të udhëtojë drejt shtetit të Delawares, ku do të presë rezultatin e zgjedhjeve më të rëndësishme në jetë.
Biden do të mbajë një fjalim nga Wilmingtoni, Delaware. Në skenë, së bashku me të do të jetë edhe gruaja e tij, Jill Biden, si dhe kandidatja për zëvendëspresidente, Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Douglas Emhoff.
Me një rritje si asnjëherë më parë të fletëvotimeve me postë këtë vit për shkak të pandemisë dhe disa shtete ligjërisht të paafta për të nisur numërimin e votave para Ditës së Zgjedhjeve, nuk ka gjasa që të shpallet fituesi në Natën e Zgjedhjeve.
Tani çdo gjë është në duart e votuesve amerikanë.
14:23 Trump dhe Biden optimistë për fitoren, demokrati paralajmëron fundin e Trump
Në apelin e fundit drejtuar amerikanëve Joe Biden dhe Donald Trump, janë shfaqur optimistë dhe të sigurte për fitoren. E nëse demokrati paralajmëron fundin e kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë ky i fundit premton mandatin e dytë me çdo kusht.
“Eshtë koha që Donald Trump të bëjë gati valixhet dhe të kthehet në shtëpi. I kemi dhënë fund kaosit”. Më këto fjalë Joe Biden mbylli takimin e fundit elektoral në Ohajo, duke u shfaqur optimist në garën e tij për në Shtëpinë e Bardhë.
Por Donald Trump e mendon shumë më ndryshe dhe në Uiskonsin premton: Ne jemi shumë mirë dhe do të fitojmë.”
Presidenti amerikan Trump u shfaq shumë i sigurte duke përsëritur se do të fitojë gjithsesi pavarësisht çdo gjëje që është bërë për të fundosur.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë i referohet çështjes së Russiagate dhe hetimeve të kryeprokurorit Muller për lidhjet mes fushatës së tij elektorale të 2016-ës dhe Moskës, dhe përpjekjeve për të hequr nga posti i presidentit.
Muller gjeti shumë lidhje mes qeverisë ruse dhe fushatës së Tramp por nuk arriti të vendosë se kishte një plan të Moskës për të ndërhyrë në zgjedhje.
Trump mbyll fushatën e tij në Michigan, në të njëjtin vend ku mbylli takimet elektorale dhe në vitin 2016.
14:10 Amerikanët u drejtohen qendrave të votimit me maska, bizneset marrin masa sigurie
Amerikanët nisët votimin mëngjesin e së martës, në një ditë zgjedhjesh si asnjë tjetër.
Mes tyre qëndron rreziku i koronavirusit dhe mundësisë për dhunë në një nga garat më polarizuese presidenciale në SHBA, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al
Në dhe rreth qendrave të votimeve në të gjithë vendin, përkujtuesit e një viti zgjedhor të kushtëzuar nga pandemia, trazirat civile dhe militantët partiakë përshëndetën votuesit, megjithëse më shumë se 90 milion fletëvotime janë dorëzuar tashmë në një valë të paparë votimesh të parakohshme.
Pjesa më e madhe e votuesve është paraqitur me maskë në qendra votimesh, me ose pa zgjedhjen e tyre, ndërsa virusi po përhapet me shpejtësi në shumë pjesë të vendit.
Në Atlanta, Georgia, një numër i madh votuesish u vunë në radhë para lindjes së diellit në Parkun e Piemonteve.
13:23 Trump përballë Biden, hapen qendrat e votimit në SHBA
Qendrat e votimit u hapën sot për zgjedhjet presidenciale amerikane, ku garojnë presidenti aktual, Donald Trump, i cili po kërkon një mandat të dytë, dhe rivali i tij, demokrat, Joe Biden.
Disa nga shtetet kryesore në bregun lindor i hapën qendrat e votimit në orën 11:00 GMT si Nju Jorku, Nju Xhersi, Konektikati dhe Meini.
Fshatrat Dixville Notch dhe Millsfield në New Hampshire tashmë kanë njoftuar rezultatet e tyre, me Biden që fiton pesë vota në Dixville Notch dhe Trump 16 vota në Millsfield.
Vendvotimet u hapën në mesnatë (05:00 GMT) në dy fshatrat pranë kufirit kanadez, të cilat kanë ruajtur traditën që nga viti 1960, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit këtë vit.
Më pas, votimet do të hapen në gjashtë zona kohore në 50 shtetet pjesëmarrëse në zgjedhje. Procesi zgjedhor do të mbyllet në Alaska. Në të gjithë vendin, rreth 100 milionë persona kanë votuar tashmë, përmes votimit postar.
Në vitin 2016, gati 140 milionë amerikanë votuan gjithsej dhe vëzhguesit spekulojnë se pjesëmarrja e votuesve të këtij viti mund të thyejë rekorde.
Me Biden që kryeson vazhdimisht sondazhet, madje edhe në shtetet vendimtare, Trump, po lufton për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë pas katër viteve të trazuara në detyrë.
Rezultati, megjithatë, është larg të qenit i sigurt.
Zgjedhësit nga të gjitha shtetet po votojnë për një numër çështjesh të tjera, duke përfshirë 35 vende të Senatit, të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve, zyra të shumta shtetërore dhe lokale dhe një mori referendumesh për çështjet politike, deri tek e taksat dhe ligjet kundër drogës.
Vëmendje e madhe është përqendruar në shtetet kyçe Pensilvania dhe Florida, shtete që duket se janë të ndara në gjysmë dhe kanë peshë të konsiderueshme në Kolegjin Zgjedhor.
Në garën për presidencën, vota popullore kombëtare nuk është ajo që ka rëndësi.
Përkundrazi, secili shtet merr një numër votash elektorale bazuar në madhësinë e popullsisë së tij: fituesi duhet të marrë shumicën, dhe disa shtete kryesore pritet të përcaktojnë rezultatin.
Për shumë votues, çështjet kryesore në zgjedhje janë pandemia, ekonomia dhe kujdesi shëndetësor, së bashku me fusha më specifike siç janë të drejtat dhe kontrolli i armëve, mjedisi dhe aborti.