Zgjedhjet në SHBA, vijon numërimi i votave në 5 shtetet që përcaktojnë emrin e Presidentit

Premte, 06 November 2020 14:59

 

Posti i presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbahet “peng” nga pesë shtete ku numërimi i votave nuk ka përfunduar ende.

Në Pensilvania, Georgia, Nevada, Arizona dhe Karolina e Veriut vijon numërimi mes tensioneve dhe përkrahësve të dy kandidatëve.

Demokrat Joe Biden ka fituar më shumë teren kundrejt presidentit në detyrë Donald Trump në shtetet fushëbetejë të Georgia-s dhe Pensilvanisë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë Shtëpisë së Bardhë, vetëm disa orë pasi Trump deklaroi se zgjedhjet po “vidheshin prej tij.

Biden ka një epërsi me 253 vota elektorale kundrejt 214 votave të Trump në Kolegjin Zgjedhor shtet më shtet që përcakton fituesin, dhe po përpiqet të sigurojë 270 votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor.

Biden, 77 vjeç, do të bëhej presidenti i ardhshëm duke fituar Pensilvaninë, e cila ka 20 vota elektorale ose duke fituar dy nga tre shtetet: Georgia, Nevada dhe Arizona. Për Trump rruga paraqitet e më e vështirë, ai duhet të këtë epoërsi në Pensilvani, po ashtu edhe në Georgia, dhe gjithashtu duhet të kapërcejë Biden në Nevada ose Arizona.

Në Pensilvani, e cila ka 20 vota elektorale, Biden uli epërsinë e Trump në pak më shumë se 18 mijë vota në orët e para të së Premtes, ku janë numëruar 97 për qind e votave. Trump ka avantazh edhe në Georgia, e cila ka 16 vota elektorale, por diferenca e votave është rreth 650, në kohën kur janë numëruar 99% e votave.

Biden, ndërkohë është para Trump me rreth 47 mijë vota në Arizona (90%) në fillim të së Premtes, po ashtu vijon të jetë para edhe në Nevada (84%) me vetëm 12 mijë vota.

Në Karolinën e Veriut Donald Trump, ka një epërsi më të madhe, me 76.737 vota më tepër se Biden, ku janë numëruar më shumë se më 94% e votave.

Ndërsa vendi mban frymën e tij tre ditë pas ditës së zgjedhjeve të së martës, zyrtarët e Georgia-s dhe Pensilvanisë shprehën optimizëm se do të mbaronin numërimin sot, ndërsa Arizona dhe Nevada i duhet ende ditë për të finalizuar totalin e votave të tyre.

Kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, ka akuzuar kandidatin Joe Biden për vjedhje votash. Në disa postime në Tëitter ai ka përsëritur akuzat, ndërsa ka deklaruar se “Unë FITOJ lehtësisht Presidencën e Shteteve të Bashkuara me numërimin e votave ligjore”./

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...