Ndërsa rivali i tij Joe Biden vijon të jetë në avantazh, Donald Trump ka bërë sërish një deklaratë lidhur me zgjedhjet dhe procesin e tyre.
‘Gjykata e Lartë e Shtetit shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën. Gjithashtu votat e ardhura pas ditës së zgjedhjeve janë të paligjshme’, ka shkruar Trump mes të tjerash.
Kjo është ajo që dimë. Ne duhet të kthehemi në nivelin shtetëror dhe se si u bë kjo rrëmujë që në shkallën e parë. Guvernatori, dhe Gjykata e Lartë kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Sh.B.A.
Fuqia për të vendosur këto rregulla dhe rregullore i është dhënë legjislaturës. Ata thjesht e injoruan atë, injoruan Kushtetutën.
Pensilvania e ka kryer këtë shkelje në një mënyrë të tmerrshme, të paligjshme dhe shpresojmë se kjo do të korrigjohet në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.
Gjithashtu, votimet me postë që janë bërë pas Ditës së Zgjedhjeve janë të paligjshme, pikërisht ajo që Presidenti po thotë.
Gjykata e Lartë, në rrethana të jashtëzakonshme ka qenë në gjendje të marrë vendime brenda pak ditësh’, është shprehur Ken Starr.