Presidenti amerikan, Donald Trump reagoi sërish për situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve presidenciale të së martës.
Ekipi i tij doli me një deklaratë për mediat.
Aty thuhet se amerikanët meritojnë transparencë të plotë për procesin e numërimit dhe për certifikimin e zgjedhjeve.
“Këtu nuk është më fjala për një palë zgjedhje. Këtu bëhet fjalë për integritetin e të gjithë procesit tonë zgjedhor,” thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se të gjithë votat e ligjshme duhet të numërohen, ndërkohë që nuk duhet të numërohen votat e paligjshme.
“Nuk do të rresht së luftuari për ju dhe kombin tonë,” mbyllet deklarata.