Republikani George W Bush, i cili ishte president i SHBA nga 2001-2009, ka bërë një deklaratë duke uruar Biden për fitoren e tij dhe duke siguruar amerikanët se “vota e tyre është e numëruar”.
“Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet siç duhet,” tha ai, duke shtuar se “Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta”, raporton BBC.
Bush tha gjithashtu se kishte folur në telefon me Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës-Presidentin e zgjedhur Kamala Harris për t’i uruar ata. Ai e quajti Joe Biden “një njeri të mirë që ka fituar mundësinë për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë”.
Bush gjithashtu përgëzoi Donald Trump për fitimin e mbështetjes së më shumë se 70 milion amerikanëve dhe tha se zërat e tyre do të “dëgjohen përmes Republikanëve të zgjedhur në çdo nivel të qeverisjes”.