Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të insistojë se zgjedhjet e së martës ishin të parregullta. Ai refuzon që të pranojë humbjen ndaj Joe Biden, duke theksuar se ka prova për manipulimet zgjedhore.
Sipas Daily Mail, ai ka postuar video që tregojnë parregullsitë, edhe pse rrjetet sociale Twitter dhe Facebook ia markojnë mesazhet vazhdimisht, duke theksuar se janë të pabazuara.
Disa republikanë po i bëjnë thirrje Trump që të japë dorëheqjen, ndërsa të tjerë thonë se do e mbështesin në betejën ligjore.
Biden është përpara me 43 mijë vota në Pensilvani, 148 mijë në Miçigan, 34 mijë në Nevada dhe 13 mijë vota në Arizona.
Avokatët e Trump thonë se Gjykata Supreme do të vendosë që të rrëzojë zgjedhjet në Pensilvani si të parregullta.
-Mes argumenteve të tyre është ai se votat e ardhura tre ditë me vonesë nuk duhet të numërohen. Gjykata Supreme ka vendosur që të ndahen këto vota, teksa çështja po shqyrtohet.
-Avokatët e Trump thonë se janë të paktën 15 vota, por edhe më shumë, që janë hedhur në emër të personave të vdekur.
-Ndërkohë të paktën një punonjës poste në Pensilvani thotë se supervizorët e kanë udhëzuar që të vendosë data të mëhershme në zarfet me vota.
-Hetimet duhet të përfshijnë edhe një softuer, që numëronte vota në favor të Biden, thonë avokatët.
-Ekipi i Trump thotë se ka prova se njerëz të ndryshëm kanë shkuar të votojnë, por kanë gjetur se dikush tjetër kishte hedhur votën për ta.
Presidenti Donald Trump po planifikon të nisë tubimet e mëdha në vend, të cilat e shoqëruar gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Këtë herë tubimet elektorale do kenë në qendër përplasjen ligjore për rezultatin e zgjedhjeve të javës së shkuar. Mes tyre janë edhe mitingjet e mëdha në shtete të ndryshme.
Përveç kësaj, Trump do të përdorë edhe nekrologjitë e njerëzve që kanë vdekur, por që kanë votuar në këto zgjedhje si provë për manipulimet.