Në një kohë që bota po pret të vaksinohet ndaj Covid-19, vjen një deklaratë e fortë nga virologu i mirënjohur gjerman, Alexander Kekulé. Ai thotë se virusi që po përhapet në të gjithë botën tani nuk është ai i Wuhanit, por i Italisë Veriore.
Gjatë emisionit në rrjetin gjerman të ZDF, drejtori i Institutit të Mikrobiologjisë Mjekësore të Universitetit Halle, tha se virusi aktualisht në qarkullim është në të vërtetë një variant që është shfaqur në Italinë Veriore.
Sipas virologut, varianti i ri është më ngjitës se ai i Wuhan. “Aktualisht 99.5% e të gjitha rasteve globale mund të gjurmohen gjenetikisht në virusin e Italisë Veriore. Edhe rastet aktuale në Kinë janë importuar nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës. Dallimi është se në Wuhan nuk e dinin se me çfarë kishin të bënin, ndërsa paralajmërimet nga Kina kishin mbërritur në Italinë Veriore, por u injoruan për një kohë të gjatë”.