Doktori Anthony Fauci ka thënë se ai do të ishte “më se i lumtur” për të marrë publikisht vaksinën anti-Covid.
Premtimi nga drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive vjen pasi ish-presidentët e SHBA Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton thanë se do të vaksinohen në një mjedis publik ose përpara kamerave si një përpjekje për të rritur besueshmërinë në sytë e publikut.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden tha gjatë një interviste me CNN më 3 dhjetor se edhe ai do të ishte “i lumtur” të bashkohej me ish-presidentët duke marrë publikisht një vaksinë.
“Si unë, edhe ju e dini, njerëzit kanë humbur besimin në mundësinë e vaksinës për të funksionuar. Veprimi i një presidenti dhe një ish-presidenti ka rëndësi. Unë mendoj se tre paraardhësit e mi kanë vendosur modelin se çfarë duhet bërë,” ai tha
Një sondazh i Gallup lëshuar në nëntor sugjeroi që 42 për qind e të rriturve amerikanë nuk do të merrnin një vaksinë Covid edhe nëse do të vihej në dispozicion menjëherë pa ndonjë kosto, ku disa citonin shqetësimet në lidhje me zhvillimin e nxitur apo të tjera çështje të mundshme të sigurisë”. Duke folur për CBS News, Fauci tha: “Do të isha i lumtur ta bëja (vaksinën) publikisht”.