Turqia sekuestron mbi 1 ton marijuanë! Detajet e operacionit dhe kujt dyshohet se i përkiste lënda narkotike
Autoritetet turke kanë sekuestruar rreth 1.016 kilogramë marijuhanë gjatë operacioneve kundër narko-terrorizmit në Turqinë juglindore.
Sipas Ministrisë së Brendshme turke, forcat lokale të xhandarmërisë kryen operacionet Yıldırım-7 në zonat rurale të Lice, Diyarbakır.
Një sasi e madhe e artikujve ushqimorë dhe furnizime të tjera po ashtu u sekuestruan në dy vende të përdorura nga terroristët.
Sipas Anadolu Agency, autoritetet turke kanë konfiskuar dërgesat e narkotikëve në pronësi ose të operuara nga PKK-ja terroriste që nga vitet 1980, duke sekuestruar mbi 40 tonë marijuhanë vetëm në vitin 2019.
Goditja e vazhdueshme e Turqisë ndaj narkotikëve e ka ndihmuar atë të luftojë narko-terrorizmin, ose fitimet nga tregtia e paligjshme e drogës që financon grupe terroriste të tilla si PKK-ja.
Operacioni anti-terrorist Yıldırım-7, i nisur më 26 gusht me 1.495 personel sigurie, synon eliminimin e plotë të grupit terrorist separatist të PKK-së dhe neutralizimin e të gjithë terroristëve të fshehur në rajon.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.