Një tërmet ka goditur Iranin jugor vetëm 60 milje larg nga centrali bërthamor Bushehr i vendit.
Tërmeti goditi këtë të enjte në mëngjes dhe u ndje gjithashtu edhe në zona të tjera rreth Gjirit Persik.
Qendra e studimit Gjeologjik( USGS) në ShBA tha se tërmeti goditi në orën 6:34 të mëngjesit, rreth 60 milje në lindje të centralit bërthamor të Bushehr,i vetmi stacion nuklear në Republikën Islamike.
USGS tha se tërmeti ishte 5.5 ballë ndërsa televizioni shtetëror Iranian tha se ishte 5.9 ballë pasi ndryshime të tilla janë të natyrshme për shkak të zonës së matjes.
Televizoni qeveritar nuk raportoi ndonjë dëm por sipas USGS thellësia e tërmetit ishte 10.5 kilometra dhe tërmetet e thella kanë dëme të mëdha.
Irani është zonë e prirur për tërmete, në vitin 2003 një tërmet me magnitudë 6.6 ballë, shkatërroi qytetin historik të Bam duke vrarë më shumë se 26.000 njerëz.
Ndërsa nëntorin e kaluar një tërmet i madh me magnitudë 7.3 ballë afër kufirit me Irakun vrau 530 njerëz si dhe plagosi mijëra të tjerë.