Dritë jeshile/ Rregullatori i BE-së pritet të miratojë vaksinën Pfizer/BioNTech

Hënë, 21 December 2020 09:43

 

Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i japë sot dritën jeshile vaksinës kundër koronavirusit, të zhvilluar bashkërisht nga kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe ajo gjermane, BioNTech.
Miratimi i agjencisë do t’iu hapë rrugën 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të nisin vaksinimin përpara fundit të vitit.

Sapo të miratohet, Komisioni Evropian pritet të nënshkruajë zyrtarisht përdorimin e vaksinës.
Agjencia e Barnave ka planifikuar ta marrë vendimin javën e ardhshme, por ajo është vënë nën presion nga vendet e BE-së, pasi Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar vaksinën më shpejt. Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar.
Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit. Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive. Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Koronavirusi ka prekur mbi 77 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 43 milionë janë shëruar. Në Evropë, Franca ka numrin më të madh të të infektuarve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar numrin më të madh të viktimave

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...