Ai e filloi garën për postin e kancelarit si një kandidat shumë i dobët dhe në vend të tij gjermanët do të preferonin Norbert Rottgen, që të drejtonte CDU-në.
Sidoqoftë, kandidati për kancelar i konservatorëve, sipas sondazhit të ”Der Spiegel” është bavarezi Markus Soeder, shefi i CSU-së.
Ndërkohë, pozicioni i Armin Laschet, kryeministri i landit të Nordrhein-Westfalen, është në pikiatë.
Sipas sondazhit, 31,7% e presidencës së partisë, e cila do të votohet më 16 janar, besojnë se Roettgen është më i përshtatshmi, 28,8% se është avokati financiar Friedrich Merz dhe vetëm 11,8 duan Laschet.
Sidoqoftë, një renditje që nuk korrespondon me preferencat e shprehura brenda partisë, e cila e shpërblen Merzin me 38%, Roettgen me 28,9 dhe Laschet vetëm 11,1%.
Kur u pyetën se kush do të ishte më i përshtatshëm si një kandidat për kancelar konservator, 44,6% e të intervistuarve zgjodhën Soeder, 17,7% Merzin, 10,8% Roettgenin dhe vetëm 3,3% Laschetin.//ATSH