Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kroaci.
Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihters, dhe me epiqendër në afërsi të qyteteve Petrinja dhe Sisak, rreth 50 kilometra në juglindje të Zagrebit. Tërmeti është pasuar brenda pak minutash nga një lëkundje sizmike me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, duke shkaktuar panik tek banorët – ata dolën të alarmuar jashtë banesave, duke vrapuar në rrugë.
Ky është tërmeti i dytë që regjistrohet për 2020-n në Kroaci. Zagrebi u prek në mars nga një tërmet me magnitudë 5.3, që i mori jetën 1 qytetari dhe plagosi 27 të tjerë.