Një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë Rihter goditi sot Kroacinë rreth orës 12:20 me orën lokale. Gjatë kohës që u regjistruan lëkundjet e fuqishme Parlamenti i Kroacisë po mbante një seancë.
Termeti shkund parlamentin. Shikoni momentin kur seana ishte live on Vidnews.
Siç shihet edhe nga pamjet deputetët po vazhdojnë seancën normalisht për disa momente. Por në fytyrë shfaqin shqetësimin se diçka po ndodh.
Kur lëkundjet nisin të bëhen të fuqishme, deputeti në foltore ndërpret fjalën dhe bashkë me disa të tjerë dalin me nxitim nga salla.
Sipas të dhënave të EMSC ka pasur një epiqendër në thellësinë 44 km dhe ka ndodhur në afërsi të Zagrebit.
Lëkundjet ishin aq të fuqishme saqë u ndjen edhe në vende të tjera si Bosnjë Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi