Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak çaste më parë në portin e Adenit në Jemen . Si pasojë e të cilit kanë mbetur disa persona të vdekur dhe me dhjetëra të tjerë të plagosur.
Mediat bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në momentin që në aeroport po zbrisnin ministrat e qeverisë së re. Nga raportimet paraprake mësohet se nga shpërthimi të ketë mbetur i vrarë një prej ministrave si edhe disa prej shoqëruesve të anëtarëve të ekzekutivit.
Kamerat kanë kapur momentin e shpërthimit, ku i gjithë aeroporti është kthyer në një zonë lufte.
Jemeni vijon të jetë në një luftë civile prej disa vitesh me fraksione të mbështetura nga Irani dhe Arabia Saudite që kërkojnë marrjen e pushtetit