Lajm i mirë në luftën kundër Covid-19/ OBSH miraton vaksinën e kompanisë Pfizer, përshpejtohet shpërndarja

Premte, 01 Janar 2021 10:42

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten i dha vlefshmëri emergjente vaksinës së Pfizer-BioNTech, duke hapur rrugën që vendet në mbarë botën të aprovojnë shpejt importin dhe shpërndarjen e saj.

Vendimi “e bën vaksinën e Pfizer/BioNTech të parën që merr vërtetim emergjent nga OBSH që kur shpërthimi (koronavirus i ri) filloi një vit më parë”, tha OBSH në një deklaratë.

 

Britania nisi vaksinën armerikano-gjermane në 8 dhjetor, me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe vendet e BE-së që ndjekin shembullin.
“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të aksesit global në vaksinat COVID-19”, tha Mariangela Simao, një zyrtare e lartë e OBSH-së e ngarkuar me sigurimin e aksesit në ilaçe.
“Por unë dua të theksoj nevojën për një përpjekje edhe më të madhe globale për të arritur furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të përmbushur nevojat e popullatave prioritare kudo”, tha ajo në një deklaratë.

OBSH tha që lista e saj e përdorimit emergjent hap rrugën për rregullatorët në vende të ndryshme për të aprovuar importin dhe shpërndarjen e vaksinës.
Tha që gjithashtu që i mundëson UNICEF, i cili luan një rol kryesor logjistik në shpërndarjen e vaksinave anti-Covid dhe Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë për të siguruar vaksinën për vendet që kanë nevojë për të.

 

OBSH mblodhi ekspertët e vet dhe ata nga e gjithë bota për të rishikuar të dhënat mbi “sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë” e vaksinës Pfizer / BioNTech, duke peshuar përfitimet ndaj rreziqeve.

 

“Rishikimi zbuloi se vaksina plotësonte kriteret e domosdoshme për sigurinë dhe efikasitetin të përcaktuara nga OBSH, dhe se përfitimet e përdorimit të vaksinës për të adresuar COVID-19 kompensojnë rreziqet e mundshme”, tha ajo

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...