Austria bën thirrje për regjistrimin e hoxhallarëve në vendet e BE

Diel, 03 Janar 2021 11:50

 

Austria tashmë ka miratuar një regjistrim të detyrueshëm të hoxhallarëve ndërmjet masave të tjera që synojnë reduktimin e terrorizmit, pas një sulmi terrorist që ndodhi në nëntor në Vjenë. Që nga fillimi i vitit 2021, Austria kërkon regjistrimin e të gjithë hoxhallarëve në vend, njofton DW..

Vendimi ishte një nga disa masat e reja që qeveria e kancelarit Sebastian Kurz miratoi pas një sulmi terrorist në 2 nëntor në Vjenë, ku katër civilë u vranë dhe 23 u plagosën pasi një 20-vjeçar i armatosur hapi zjarr në qendër të kryeqytetit austriak.


LEXO EDHE:
Vrasja e politikanit italian, policia arreston të birin

Tani Austria po bën thirrje që Bashkimi Evropian të miratojë regjistrimin e hoxhallarëve, të udhëheqësve të besimit në xhamitë e komunitetit mysliman.

 

Pse po bën thirrje Austria për regjistrimin e hoxhallarëve në BE?

 

Në një intervistë me gazetën gjermane Die Welt botuar të shtunën, Ministrja e Austrisë për Çështjet Evropiane Karoline Edtstadler tha se regjistrimi i imamëve ishte thelbësor për "luftën kundër Islamit politik".

"Shumica e hoxhallarëve lëvizin nëpër shumë vende të BE-së, kështu që autoritetet e sigurisë duhet të dine cili predikon, çfarë predikon dhe në cilën xhami shkon në çdo kohë," i tha gazettes, ministrja Edtstadler, anëtare e Partisë Popullore Konservatore të Austrisë të Kurz.

Ajo gjithashtu beson se fondet e BE duhet të "kontrollohen kaq rreptësisht në të ardhmen sa të mos shkojnë në organizata dhe shoqata që mbështesin pozicione islamike dhe antisemitike". Një ndalim i financimit të huaj për xhamitë, i cili tashmë është në fuqi në Austri, është gjithashtu i mundshëm, tha ajo.

Për të luftuar terrorizmin, ministrja Edstadler do të dëshironte të shihte "përmirësime të mëtejshme në bashkëpunim dhe shkëmbim të dhënash midis autoriteteve gjyqësore dhe të sigurisë të vendeve anëtare të [BE]."

Ministrat e brendshëm të BE kanë shpallur një "luftë kundër terrorizmit" të ri pas sulmit në Vjenë dhe mizorive të ngjashme në Paris dhe Nice në Francë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...