Boris Johnson sot e ka futur Anglinë në një bllokim kombëtar edhe më të fortë se në marsin e kaluar, në një përpjekje të dëshpëruar për ta mbajtur virusin larg popullatës, ndërkohë që edhe vaksinat kanë filluar të injektohen.
Vetëm një ditë pasi ai u kërkoi prindërve që t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi, kryeministri britanik deklaroi se shkollat fillore dhe të mesme do të mbyllen nga nesër deri të paktën në gjysmën e shkurtit.
Studentëve të universiteteve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe të studiojnë në distancë, ndërsa provimet thuhet se nuk kanë gjasa të vazhdojnë siç është planifikuar.
Shitjet me pakicë jo-thelbësore, palestrat janë urdhëruar të mbyllen. Vetëm çerdhet mmund të qendrojnë të hapura. Kafenetë, baret dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë me ‘delivery’, por nuk do të shërbehet alkool, shkruajnë mediat britanike.