Vazhdon të jetë tragjike situata në godinën e Kongresit Amerikan.
Kapitoli është pushtuar nga protestuesit pro-Trump gjatë seancës kur do certifikohej fitorja e Joe Biden.
Ligjvënësve iu është thënë të vendosin maskat kundër gazit lotsjellës.
Mendohet se policia do të përdorë gazin për të shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë, disa forca sigurie dhe truproja kanë nxjerrë armët brenda Kongresit.
Ende nuk dihet nëse ka pasur krisma.