Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve bllokuan kërkesën e sotme të demokratëve.
Kërkesa për një rezolutë që i bën thirrje zëvendëspresidentit, Mike Pence të fillojë procedurën e ndryshimeve në kushtetutën amerikane, e cila do të mundësonte largimin e presidentit, Donald Trump nga detyra, është bllokuar.
Në një deklaratë të lëshuar nga Alex Mooney, ligjvënësi republikan kundërshtimi i të cilit ndaloi procedimet, pohoi se Dhoma “nuk duhet të miratojë kurrë një rezolutë që kërkon largimin e një presidenti të zgjedhur siç duhet, pa asnjë dëgjim, debat ose vota të regjistruara”
“Është e gabuar të dërgosh anëtarë të Kongresit amerikan në shtëpi dhe pastaj të përpiqesh të miratosh pa ndonjë debat një rezolutë të përcaktimit të precedentit që mund të rrezikojë Republikën tonë”, shtoi ai.
Në dritën e kundërshtimit të tij, Dhoma e Përfaqësuesve do të mblidhet sot për të adresuar rezolutën, e cila i bën thirrje nënpresidentit, Mike Pence dhe kabinetit të kërkojnë ndryshimin e 25-të të Kushtetutës dhe të largojnë Trumpin nga Shtëpia e Bardhë