Vaksina Novavax është e para që tregon se është efektive kundër variantit të ri të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, tha redaktori mjekësor i BBC Fergus Ualsh.
Kryeministri mirëpriti “lajmin e mirë” dhe tha se ekspertët e mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vlerësojë vaksinën, shkruan BBC. Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milion doza të vaksinës ndaj Covid-19.
foto galeri
Dozat pritet të dorëzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), tha qeveria.
Britania e Madhe ka miratuar deri më tani tre vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent – një nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, një tjetër nga Pfizer dhe BioNTech dhe një i tretë nga firma mjekësore Moderna.
Vaksiina Novavax dëshmoi të jetë 89.3% efektive në parandalimin e Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Në pjesën e Afrikës së Jugut, ku shumica e rasteve ishin varianti i Afrikës së Jugut të virusit, vaksina ishte 60% efektive, midis atyre që nuk kanë HIV.
Stan Erck, shefi ekzekutiv i Novavax, tha se rezultatet nga eksperimenti në Mbretërinë e Bashkuar ishin “spektakolare” dhe “aq të mira sa mund të shpresonim”, ndërsa efikasiteti në Afrikën e Jugut ishte “mbi pritjet e njerëzve