SHBA i kundërpërgjigjet puçit në Mianmar, kriza e parë ndërkombëtare e Biden

Hënë, 01 February 2021 09:56

 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony J. Blinken dënoi raportimet se ushtria në Burma e vuri vendin nën kontrollin e saj dhe arrestoi drejtuesit e lartë të shtetit, lideren de facto Aung San Suu Kyi, dhe bëri thirrje që ushtria t’i kthejë menjëherë mbrapsht këto veprime.

Televizioni Myawaddy, i cili kontrollohet nga ushtria, njoftoi marrjen e pushtetit dhe citoi një pjesë të Kushtetutës së hartuar nga ushtria që lejon ushtrinë të marrë kontrollin në emergjenca kombëtare.

 

Prezantuesi tha se arsyeja e marrjes së pushtetit ishte pjesërisht për shkak të dështimit të qeverisë për të vepruar në lidhje me pretendimet e ushtrisë për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e nëntorit të kaluar dhe dështimit të saj për të shtyrë zgjedhjet, për shkak të krizës së koronavirusit.

 

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur për një vit.

 

Lidhja Kombëtare për Demokraci, e cila drejtohet nga Suu Kyi, tha në një deklaratë të marrë nga Reuters se të gjtihë në këtë vend duhet t’i refuzojnë veprimet ushtarake.

"Veprimet e ushtrisë janë veprime për ta vendosur vendin përsëri nën një diktaturë," thuhet në deklaratë. "Unë i nxis qytetarët të mos e pranojnë këtë, të përgjigjen dhe me gjithë zemër të protestojnë kundër grushtit të shtetit nga ushtria."

Jen Psaki, sekretarja e shtypit i Shtëpisë së Bardhë, tha se SHBA-ja është “e alarmuar" nga lajmet që vijnë nga Burma. Presidenti Biden është informuar mbi situatën e shpalosur nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

"Ne vazhdojmë të pohojmë mbështetjen tonë të fortë për institucionet demokratike në Burma dhe, në koordinim me partnerët tanë rajonalë, nxisim ushtrinë dhe të gjitha partitë e tjera që t'i përmbahen normave demokratike dhe shtetit të së drejtës dhe të lirojnë të arrestuarit sot," tha Jen Pasaki.

Psaku tha se SHBA do të "ndërmarrë veprime kundër atyre që janë përgjegjës" nëse “nuk bëjnë mbrapa”.

Marrja e pushtetit është një përmbysje e fortë e një përparimi të pjesshëm por të konsiderueshëm drejt demokracisë që Myanmar bëri në vitet e fundit pas pesë dekadave të sundimit ushtarak dhe izolimit ndërkombëtar që filloi në 1962.

Do të ishte gjithashtu një rënie dramatike nga pushteti për Suu Kyi, e cila udhëhoqi luftën për demokraci pavarësisht viteve në arrest shtëpiak dhe dhe fitoi një Çmim Nobel për Paqen për përpjekjet e saj.

BBC raportoi se vendi drejtohej nga ushtria deri sa filluan reformat në 2011. Raporti tha se ushtria doli dobët në zgjedhjet e nëntorit dhe partia e Suu Kyi doli "edhe më mirë se në 2015".

Ushtria, megjithatë, i konsideron veprimet e saj të justifikuara ligjërisht, megjithëse zëdhënësi i partisë së Suu Kyi, si dhe shumë vëzhgues ndërkombëtarë kanë thënë se është në fakt një grusht shteti. Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing, thuhet se do të ketë kontrollin e vendit. ABC News raportoi se ai është akuzuar për abuzime të të drejtave të njeriut kundër pakicave Rohingyas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...