Freedom House: Regjimet autoritare vënë në shënjestër kritikët e tyre jashtë vendit

Premte, 05 February 2021 08:04

 

Kina, Rusia, Turqia dhe Irani janë disa nga vendet autoritare të botës që kanë përhapur gjithnjë e më shumë shtypjen politike jashtë vendit me pak pasoja, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Freedom House, një organizatë me qendër në Uashington që mbështet demokracinë, identifikoi vendet autoritare që kanë përdorur taktika në vitet e fundit për të vrarë dhe frikësuar kritikët që jetojnë jashtë kufijve të tyre.

 

Me titull “Jashtë vëzhgimit, por jo të paarritshëm”, raporti tha se ka patur të paktën 608 akte të shtypjes fizike kundër individëve që nga viti 2014 në 79 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Sipas raportit, rreth 3.5 milionë njerëz u ndikuan nga sulmet e drejtpërdrejta ose të tërthorta në këtë periudhë kohore.

Kina ishte shkelësi më i madh, duke kryer “fushatën më të sofistikuar, globale dhe gjithëpërfshirëse të shtypjes transnacionale në botë”, tha Freedom House.

Kina përdori një gamë të gjerë taktikash kundër disidentëve jashtë vendit, duke përfshirë ujgurët, anëtarët e komunitetit kinez Han, tibetianët dhe anëtarët e lëvizjes Falun Gong, thuhet në raport. Pekini rrëmbeu gjithashtu aktivistë të mërguar si Gui Minhai, një shitës librash me shtetësi suedeze, i cili u dërgua në Kinë nga Tajlanda në vitin 2015.

 

Turqia renditet e dyta në përdorimin e shtypjes transnacionale, veçanërisht pas përpjekjes për grusht shteti në korrik të vitit 2016 kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Raporti thotë se Turqia u përfshi në vrasje, ekstradime ndërshtetërore, kërcënime fizike dhe “kontrolle të lëvizjes” siç janë anulimet e pasaportave dhe mohimi i ndihmës konsullore.

Në raport thuhet se Rusia u përfshi në veprime “shumë agresive” të shtypjes jashtë vendit duke u “mbështetur shumë” në vrasjet e njerëzve të konsideruar si kërcënim nga qeveria ruse.

Fushata e shtypjes nga Kremlini rezultoi në shtatë vrasje nga 26 atentate ose përpjekje për vrasje të identifikuara në të gjithë botën nga organizata Freedom House mes viteve 2014 dhe 2020

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...