Kapitoli Amerikan u mbyll për shkaqe sigurie sapo u njoftuan të shtëna armësh në afërsi të tij. Ajo që kishte ndodhur ishte se një person kishte përplasur me makinën e tij një barrikadë policie të sigurisë së ndërtesës.
Autori ka dalë nga makina me një thikë në dorë dhe ka sulmuar forcat e sigurisë. Raportohet se ai ka lënë 2 policë të plagosur, njëri prej të cilëve më pas ka ndërruar jetë.
Autori është ekzekutuar nga policia. FBI ka marrë situatën nën kontroll dhe situata është në alarm nëse do të ketë sulme të tjera. Ende nuk ka të dhëna për motivin e sulmit