×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas 40 viteve, Arabia Saudite hap kinematë publike

E Enjte, 19 Prill 2018 17:26

Arabia Saudite ka hapur kinemanë e parë pas 40 vjetësh, duke shfaqur fillimisht privatisht filmin e Hollywoodit, “Black Panther” dhe më pas për publikun e gjerë.

Ceremonia e shfaqjes së filmit u mbajt më 18 prill në kombin konservativ të Gjirit Arab, e cila ka ardhur para lançimit zyrtar edhe për publikun më 20 prill.

Kjo ngjarje në kryeqytetin Riad, ka theksuar ndryshimet drastike që po ndodhin nën udhëheqjen e trashëgimtarit të fronit, Princit Muhammad bin Salman, i cili ka premtuar se do të hapë shtetin në aspektin kulturor dhe do të reformojë ekonominë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë si burra dhe gra, duke i thënë fund ndalimit 40 vjeçar të kinemave publike në shtetin saudit.

Në vijim, qeveria ka parashikuar rreth 300 kinema do të ndërtohen në 12 vitet e ardhshme dhe se hapja e tyre do t’i kontribuojë shtetit me më shumë se 24 miliardë dollarë në ekonomi dhe do të krijojë më shumë se 30,000 vende të punës deri më 2030.

Login to post comments