DW: Skandali mafioz që përfshin Erdoganin në shitje të paligjshme armësh, në pritje të zbulimeve Nga OraNews

Premte, 04 June 2021 12:24

 

'Shefi i mafies' turke Sedat Peker, ka bërë deklarat të forta, sipas të cilave presidenti turk është përfshirë në shitjen e paligjshme të armëve.

 

I ashtuquajturi "bos mafioz" Sadat Packer ka postuar shumë video në YouTube. Gjithçka u bë virale dhe pushtoi titujt e shtypit turk. Akuzat ndaj politikanëve të partisë në pushtet janë të panumërta:komplot vrasje dhe përdhunime, përfshirje në trafikun e drogës, abuzime të pushtetit dhe shumë akuza tjera, raporton Deutsche Welle.

 

DW: Skandali mafioz që përfshin Erdoganin në shitje të

 

Sigurisht, 49-vjeçari Sedat Peker nuk është i panjohur për opinionin publik turk. Ai konsiderohet protagonist i botës së krimit , ai është ulur shumë herë në karrigen e të akuzuarit për vrasje apo vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa është dënuar për “themelimin e një organizate kriminale”. Në vitin 2020 ai u arratis nga Turqia me një destinacion në Ballkan, ndërsa sot ai pretendon se jeton në Dubai.

 
Në videon e tij të fundit, Packer pretendon se në vitin 2014, qeveria turke, në kundërshtim me ligjin, furnizoi me armë grupin paraushtarak islamik Al Nusra, i cili po lufton në Siri kundër regjimit të Asadit dhe konsiderohet si një organizatë terroriste.

Ai po përpiqet të mbështesë akuzat me dëshminë e tij personale, duke thënë se ishte në kontakt me zyrtarë qeveritarë në atë kohë, të cilët i kërkuan atij që të furnizonte me armë rebelët turq në Sirinë veriore. Por, sipas Peker, disa kamionë që kishin hyrë në Siri të ngarkuar me armë dhe municion ndryshuan destinacionin e tyre dhe nuk shkuan te guerilasit turq, por te Al Nusra.

"Kryemafia" pretendon se i gjithë operacioni u vendos nga kompania private SADAT, e cila është e specializuar në pajisjet ushtarake dhe teknologjinë e sigurisë, ndërsa konsiderohet një mik i afërt me Erdoganin.

 

Tokio, 10.000 vullnetarë anulojnë pjesëmarrjen në Olimpiadë
Themeluesi i SADAT është ish-këshilltari i sigurisë së Erdogan, Adnan Tenriverdi. Sidoqoftë, vetë SADAT i mohon këto pretendime. E megjithatë, ajo që po thotë Peker po fiton rëndësi, pasi skenarë kanë qarkulluar në Turqi për një kohë të gjatë në lidhje me përfshirjen e mundshme të Ankarasë në shitjen e armëve në organizatat islamike

Modifikuar më Premte, 04 June 2021 13:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...