Merkel: Gjermania do japë 3 mln vaksina për Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen: BE të përshpejtojë procesin e zgjerimit

Hënë, 05 July 2021 19:03

 

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha këtë të hënë se i sheh gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme të Bashkimit Evropian për arsye strategjike.

"Është në interesin e vetë Bashkimit Evropian të çojë procesin përpara këtu," u tha Merkel gazetarëve pas një konference virtuale me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadë të Procesit të Berlinit, duke lënë të kuptohet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, por pa i përmendur ata.

Ajo tha se bashkëpunimi më i fortë rajonal i promovuar që nga viti 2014 tashmë kishte arritur suksese fillestare, të tilla si një marrëveshje roaming që sapo kishte hyrë në fuqi.

Në konferencë morën pjesë krerët e qeverive të Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, si dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Von der Leyen tha: "Prioriteti ynë i parë është përshpejtimi i agjendës së zgjerimit në të gjithë rajonin dhe mbështetja e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor në punën e tyre për të kryer reformat e nevojshme për të përparuar në rrugën e tyre evropiane."

Në konferencën me video, Presidenti i Francës Emmanuel Macron kishte "deklaruar shumë qartë" mbështetjen e tij për perspektivën e gjashtë shteteve të bashkuar me BE, theksoi Merkel.

Më vete, Merkel tha se Gjermania do të jepte 3 milion doza vaksinimi COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor "sa më shpejt të jetë e mundur".

Burimi: Reuters

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...