Pas 20 viteve luftë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani më 31 gusht. Në një deklaratë për shtyp, Biden u shpreh se se populli afgan duhet të vendosë vetë për të ardhmen e tij, pasi nuk mund të sakrifikojnë një brez tjetër amerikanësh në një luftë të pamposhtur.
Sipas tij, ushtria amerikane ka arritur qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaidën dhe për të parandaluar më shumë sulme mbi Shtetet e Bashkuara. Po ashtu Biden u bëri thirrje vendeve në rajon për të ndihmuar në krijimin e një zgjidhje politike midis afganëve dhe talebanëve. Sipas tij, qeveria afgane duhet të kërkojë një marrëveshje me talebanët për t’i lejuar ata të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore.
Presidenti njoftoi për herë të parë në 15 prill 2021, që trupa amerikane do të tërhiqet përfunimisht nga Afganistani duke i dhënë kështu fund luftës 20 vjeçare. Vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga Afganistani iu bashkua edhe NATO. Tërheqja e trupave amerikane filloi që në 1 maj