Rriten infektimet me covid në SHBA, disa qytete rikthejnë masat kufizuese

Hënë, 19 July 2021 08:16

 

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve me COVID-19 kryesisht të nxitura nga varianti Delta i koronavirusit. Me synimin për të ulur numrin e infeksioneve në disa zona autoritetet kanë filluar t’u rikthehen masave kufizuese, sikurse mbajtja e maskave.

 

Në qytetin Los Anxhelos të shtetit të Kalifornisë, autoritetet urdhëruan përdorimin me detyrim të maskave në ambjentet e brendshme publike, një vendim që hyri në fuqi të shtunën, por sherifi i këtij qarku tha se vendimi i Departamentit të Shëndetit Publik nuk “mbështetej në shkencë” dhe se departamenti i tij nuk do ta zbatonte atë.

 

“Të detyrosh të vaksinuarit dhe ata që tashmë janë prekur nga COVID-19 të mbajnë maska në ambjente të brendshme, nuk mbështetet nga shkenca dhe është në kundërshtim me udhëzimet e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)“, – shkruante sherifi i Los Anxhelosit Alex Villanueva, në një deklaratë në faqen e internetit të departamentit.

Nuk dihet ende se me çfarë pasojash mund të përballet zyra e sherifit lidhur me këtë deklaratë ku thekson refuzimin për të zbatuar urdhrin për mbatjen e detyruar të maskave.

Ndërkohë, Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale, një organizatë me qendër në Uashington dhe Londër, ka hartuar një raport ku identifikon mbi 10 subjekte “të cilët janë pasuruar duke përhapur dezinformata” në lidhje me vaksinat kundër COVID-19.

Sipas grupit, 12 subjekte ekonomike operojnë hapur duke minuar publikisht besimin kolektiv tek mjekët, qeveritë dhe shkenca.

Grupi kritikonte platformat e njohura të medias sociale, si Facebook-un, Instagram-in e Twitter-in për qasjen që u kanë siguruar për vite me radhë njoftimeve të dezinformacionit.

Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dhe këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për çështje të shëndetësisë Dr. Vivek Murthy dënuan dezinformimin ndaj COVID-19 që është përhapur në të gjitha mediat sociale./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...