Në Francë, pushimet e verës janë të shenjta, aq sa qeveria është e gatshme të ndryshojë politikat e vaksinimit anti COVID-19 për të lënë punëtorët francezë të shijojnë plazhin pa u shqetësuar për dozën e tyre të dytë.
Por, zemërimi i publikut për mundësinë që planet e reja të vaksinimit mund të rrezikojnë jetën e njerëzve gjatë verës ishte e mjaftueshme për t’i bashkuar një nga ndarjet më të mëdha të Francës “juilletistes” – ata që bëjnë pushime në korrik – dhe “aoutiens” – ata që preferojnë muajin gusht.
Për të qetësuar këta pushues fanatik, autoritetet kanë rënë dakord të heqin dorë nga udhëzimet që këmbëngulin se vaksinat e dyta zakonisht duhet të merren në të njëjtin vend ku e ke marr të parën. Tani njerëzit mund të zgjedhin vendet, përfshirë destinacionet e njohura të pushimeve, raporton cnn.
Preferenca mujore e kërkuesve të diellit francez mund të duket një kuriozitet i thjeshtë për pjesën tjetër të botës, por për ata që jetojnë atje, është një çështje serioze – dhe një veti që çdo vit bllokon tërë kombin.
Për cilindo që mendon të vizitojë shtetin francez në muajt e verës, vlen gjithashtu të merret parasysh, veçanërisht nëse nuk dëshiron të gjejë të mbyllur restorantin e tyre të preferuar në Paris për javë të tëra, ose nëse dëshiron të shmangë një prej tollovive më të mëdha të trafikut në botë.
Të kuptosh pse disa njerëz në Francë preferojnë pushimet në gusht dhe të tjerët preferojnë korrikun, do të thotë të bësh përparim për të kuptuar se çfarë është të jesh francez.
“Të gjithë në Francë mezi presin pushimet verore”, thotë Julien Louap, një aootien 30-vjeçar. “Është si Krishtlindja, por në verë”, shtoi ai.
Për Louap, një parisien krenar, arsyeja pse gushti është më i mirë se korriku për pushime është e thjeshtë: Parisi është shumë emocionues për t’u larguar në muajin korrik. Çdo vit qyteti organizon një shfaqje madhështore të fishekzjarrëve për 14 korrik, ditën kombëtare franceze, shoqëruar me ngjarje publike dhe ahengje private