Zjarret në Greqi kanë shkrumbuar gjithçka!
Shtëpi, mijëra ha tokë dhe pyje janë totalisht në pushtetin e flakëve.
Banorët për shkaqe sigurie po braktisin shtëpitë e tyre. Portreti mes lotëve i një 9-vjeçareje të quajtur Valentina është bërë virale në rrjet. Ajo shihet brenda një makine duke parë nga dritarja zjarrin që kërcënon shtëpinë, fshatin dhe tërë jetën e saj.
Imazhi i vogëlushes është kthyer në simbol të dhimbjes dhe dëshpërimit që ka shkaktuar zjarret këto ditë.
”Valentina e vogël po qan ndërsa pret që babai i saj, të kthehet pasi po përpiqet të shpëtojë shtëpinë e tyre nga zjarri. Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të shkonte në shtëpinë që po digjej nga zjarri për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam.
Në atë moment, kolegu Nikos Kristofakis nxori një lodër të vogël nga makina e tij dhe ia dha Valentinës. Vetëm nëse jeni prind, dini si të pushoni një fëmijë që të mos qajë më”.- shkruan Moutafis, fotografi që realizoi imazhin ikonik