talebaneTalebanët kanë hyrë brenda Kabulit dhe kanë kërkuar dorëzimin e qeverisë qendrore, thanë zyrtarët, teksa afganët dhe qytetarët e huaj po tentojnë që të largohen nga Kabuli, raporton agjencia Associated Press.
Associated Press dhe Reuters citojnë zyrtarë afganë të cilët thonë se presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi.
Reuters raporton se Ghani është larguar për në Taxhikistan, ndërkaq nga zyra e tij kanë thënë se nuk mund të komentojnë për këtë informacion “për arsye të sigurisë”.
Talibanët janë zotuar se nuk do ta marrin Kabulin përmes forcës, teksa më herët u tha se po mbaheshin bisedimet me zyrtarët e lartë afganë për transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore.
Ministri në detyrë i Brendshëm i Afganistanit, Abdul Satar Mirzakwal tha më 15 gusht përmes një video-mesazhi se do të ketë transferim “paqësor” të pushtetit te një qeveri kalimtare