Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka fajësuar tërheqjen e trupave amerikane, për përshpejtimin e kolapsit në Afganistan.
Johnson tha se vendimi i SHBA për t'u tërhequr nga Afganistani kishte 'përshpejtuar' situatën aktuale.
Ai tha se qeveria e tij do bëjë gjithçka që ushtarët britanikë në Afganistan të mund të kthehen në vend, pasi janë në rrezik të madh.
Johnson tha se situata në shtetin afgan mbetet 'e vështirë' dhe përparësia e qeverisë është 'të sigurohemi që ne të përmbushim detyrimet tona ndaj shtetasve britanikë në Afganistan.
Kryeministri britanik sot tha se është 'e qartë' se 'do të ketë shumë shpejt një qeveri të re në Kabul, ose një periudhë të re politike'.
Deputetët konservatorë sulmuan kryeministrin dhe Raab për përshkallëzimin e krizës dhe bënë thirrje që trupat britanike të rishpërndahen.
Tom Tugendhat, Tobias Ellwood dhe Johnny Mercer, të gjithë ish-ushtarë, thanë se Mbretëria e Bashkuar duhet të ndërmarrë veprime për të shtyrë talebanët dhe për të shpëtuar civilët.
Shumë politikanë britanikë thanë se ajo që po ndodh në Afganistan është poshtërim për Perëndimin