Analisti i Fox News e quan Presidentin Biden një ‘relike’ që poshtëroi Amerikën

Tuesday, 17 August 2021 22:05

 

Sean Hannity, analisti politik i televizionit amerikan Fox News, ka kritikuar ashpër Presidentin Joe Biden për krizën në Afganistan, duke e quajtur atë një ‘relike’ që poshtëroi Shtetet e Bashkuara në skenën botërore.

‘Skenari më i keq i mundshëm është luajtur para syve tanë, Biden injoroi këshillat e komandantëve kryesorë ushtarakë, paralajmërimet e inteligjencës nga terreni dhe tani Afganistani ka rënë në duart e ekstremistëve islamikë, talibanëve, në kohë rekord’, tha Hanitty në emisionin e tij të mëngjesit në Fox News.
‘U tha se tërheqja do të bëhej për 90 ditë por në fakt u krye për çështje orësh. Luftëtarët talibanë tani janë në kontroll të materialeve luftarake të paguara nga taksapaguesit amerikanë të Joe Biden, si armë, automjete e furnizime të tjera që u braktisën gjatë tërheqjes së nxituar. Nuk u treguan të zgjuar as të hiqnin municionet’.

Situata parashikohet të jetë më e zymtë në të ardhmen, teksa ‘terroristë të Al Qaeda e ISIS u liruan nga burgjet e shumta dhe shpejt do të planifikojnë akte terroriste në SHBA dhe kudo në botë’.

‘Flamuri amerikan i ulur në ambasadën tonë ishte përtej poshtërimit, teksa diplomatët nxituan të hipnin në helikopter gjatë evakuimit. Pikërisht gjëja që Biden tha se nuk do të ndodhte’, tha Hannityu, i cili shtoi se ky ishte pa dyshim ‘një dështim total lidershipi, planifikimi dhe ekzekutimi’, i rënduar më tepër edhe nga fakti që Biden nuk dukej gjëkundi teksa ndodhte gjithçka, ‘përveçse në një foto të çuditshme, i përkulur mbi një tavolinë bosh gjatë një video call’.

‘Por më në fund sot doli nga vendi ku ishte fshehur për të lexuar një fjalim të shkurtër që i kishte shkruar stafi i tij, para se t’u kthehej pushimeve, duke fajësuar këdo për katastrofën përveç vetes’.

‘Jam i sigurt që është lodhur shumë nga puna e madhe, plot 20 minuta, dhe u kthye shpejt te pushimet për të ngrënë akullore’, shigjetoi Hannity, duke shtuar se as përkrahësit e tij në media nuk kanë qenë në gjendje ta mbrojnë Presidentin e SHBA pas krizës që shpërtheu në Afganistan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...