Miliarda dollarë armatim amerikan ka rënë në duart e talebanëve. Shifra e saktë nuk mund të përllogaritet, por talebanët janë kthyer në një fuqi të armatosur falë asaj që kanë lënë pas amerikanët dhe aleatët.
Mendohet se në duart e tyre kanë rënë të paktën 48 mjete fluturime, mes tyre edhe helikopterë Black Hawk me vlerë 6 milion dollarë secili dhe avionë sulmi A-29. Po ashtu në duart e tyre janë edhe avionët e transportit Hercules, me një vlerë 14 milion dollarë secili.
Kjo do të thotë se talebanët kanë një forcë ajrore më të fuqishme se të paktën dhjetë vende të NATO-s, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Për këtë arsye, ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se amerikanët duhet të kërkojnë që talebanët të kthejnë mbrapsht armatimin. Sipas gazetës BILD, Trump thotë se në rast të kundërt, ata duhen bombarduar.
“Ne duhet të kërkojmë që të kthejnë menjëherë armët. Në rast të kundërt, ne duhet të lëshojmë një shi bombash ndaj tyre,” thotë Trump.
Sipas BILD, ky është një mesazh i qartë për presidentin aktual, Joe Biden