Të paktën 46 viktima si pasojë e uraganit Ida

Premte, 03 September 2021 15:17

 

Presidenti Joe Biden shkon të premten në Luiziana për t'u takuar me guvernatorin John Bel Edwards dhe për të diskutuar rimëkëmbjen nga uragani Ida. Presidenti tha të enjten se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) dhe agjenci të tjera do të punojnë derisa të plotësohen tërësisht nevojat e rajonit.

Zyrtarët në shtetet amerikane të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Pensilvanisë thanë se të paktën 46 persona gjetën vdekjen si pasojë e përmbytjeve të shpejta të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyera të shiut.

Zyrtarët në qytetin e Nju Jorkut dhe qarkun Uestçester thonë se rreth 16 persona vdiqën të bllokuar nga përmbytjet në apartamentet e nëndheshme ose të bllokuar në makinat e tyre. Të paktën 23 persona gjetën vdekjen në Nju Xhersi, tha guvernatori Phil Murphy. Të paktën pesë persona vdiqën në Pensilvani. Një banor i Kënektikatit dhe një tjetër në Merilend ishin gjithashtu viktima të përmbytjeve, thanë zyrtarët.

Ida preku zonën bregdetare në Luiziana të dielën si uragan i Kategorisë 4. Pas kësaj stuhia u drejtua për në Verilindje, ku u kombinua me një front tjetër atmosferik duke shkaktuar aq shumë shi të mërkurën, saqë Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërimin e parë për situatë emergjente nga përmbytjet për qytetin e Nju Jorkut dhe qytetin fqinj Njuark në Nju Xhersi.

Shumë rrugë u shndërruan shpejt në lumenj, duke zhytur makina dhe madje edhe autobusë. Shumica e sistemit të metrosë së qytetit u mbyll nga përmbytjet.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul foli me gazetarët pasi vizitoi qytetin dhe vuri në dukje nivelin rekord prej tetë centimetrash shi që ra në një orë në Parkun Qendror të Nju Jorkut, duke thyer një rekord të vendosur vetëm një javë më parë.

Kjo lloj ngjarjeje kataklizmike, shtoi ajo, ishte e paparashikueshme dhe qyteti dhe shteti duhet të përgatiten.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të enjten, Presidenti Biden premtoi gjithashtu ndihmë urgjente për guvernatorët e Nju Xhersit dhe Nju Jorkut si dhe shtete të tjera në rajon dhe u dërgoi ngushëllimet e tij familjeve që humbën njerëz të afërm si pasojë e përmbytjeve.

Presidenti Biden vuri në dukje se rajoni që goditi fillimisht uragani Ida (Misisipi dhe Luiziana) është një nga qendrat kryesore të prodhimit të naftës dhe infrastrukturës së përpunimit të saj në vend. Ai tha se qeveria po vepron me shpejtësi për të siguruar që mos ketë ndërprerje në furnizimin me benzinë në vend.

"Ne jemi të gjithë bashkë në këtë fatkeqësi," tha presidenti Biden të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti gjithashtu i quajti stuhitë ekstreme dhe zjarret në Perëndim të vendit një kujtesë se ndryshimet klimatike janë reale. Ai i kërkoi Kongresit të miratojë projekt-ligjin e tij për infrastrukturën, i cili përmban masa për ta trajtuar këtë problem

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...