Numri i infeksioneve të reja Covid-19 arriti në 2,919 të martën nga 1,608 një ditë më parë, tha Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) në buletinin e saj të përditshëm.
Kishte gjithashtu 31 vdekje kundrejt 51 të hënën, ndërsa 369 pacientë ishin në ventilatorë.
Edhe një here tjetër, shumica e rasteve të reja (606) u konfirmuan në Atikë, ndërsa 409 raste u gjetën në Selanik.
EODY tha se kreu gjithsej 348,038 teste (PCR dhe të shpejta) në 24 orët e fundit, të cilat kishin një normë pozitiviteti prej 0.88%.