Programi bërthamor, Kryeministri i Izraelit: Irani i ka kaluar vijat e kuqe, do e ndalojmë Teheranin

Hënë, 27 September 2021 21:47

 

Në fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha se Irani i ka kaluar “të gjitha vijat e kuqe” në programin e tij bërthamor dhe u zotua se Izraeli “nuk do ta lejojë” Teheranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Duke folur në takimin vjetor të organizatës botërore në Nju Jork, Bennett nuk e përmendi konfliktin e Izraelit me palestinezët, por e portretizoi Iranin si kërcënim për sigurinë globale.

Republika Islamike, viteve të fundit, ka bërë “një hap të madh përpara” në kapacitetin e saj prodhues bërthamor, tha Bennett.

“Programi i armëve bërthamore të Iranit është në një pikë kritike. Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtoi ai.

Bennett, politikan i së djathtës ekstreme, që ka marrë detyrën në qershor, dëshiron që presidenti amerikan, Joe Biden, të forcojë qëndrimin e tij kundër Iranit – armikut rajonal të Izraelit.

Ai i kundërshton përpjekjet e administratës së Bidenit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar në vitin 2015, është braktisur nga paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, në vitin 2018.

Tërheqja e Trumpit ka çuar në rikthimin e sanksioneve ekonomike kundër Iranit.

Në përgjigje, Irani, i cili thotë se ambiciet e tij bërthamore janë krejtësisht për qëllime civile, ka shkelur shumë nga kufizimet që parasheh marrëveshja.

Gjatë fjalimit të tij, Bennett tha se Irani po përpiqet të “dominojë” Lindjen e Mesme “nën një ombrellë bërthamore” dhe kërkoi përpjekje më të bashkërenduara ndërkombëtare për të ndaluar aktivitetet bërthamore të Republikës Islamike./ Marrë nga REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...