Ish-Sekretari i Shtetit në SHBA, Colin Powell ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Colin Powell, ish-Sekretar Shteti dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA Colin Powell. Ai ishte afro-amerikani i parë që u bë Sekretar Shteti i SHBA dhe mesohte se ka vdekur për shkak të komplikimeve nga Covid-19 në moshën 84-vjeçare
Lajmi u bë i ditur në Facebook nga familja e tij. Powell shërbeu në disa administrata amerikane dhe ndihmoi në dhënien formë të politikës së jashtme amerikane në fundin e shekullit të njëzetë dhe në vitet e parë të shekullit të 21-të.
'Gjeneral Colin L. Powell, ish-Sekretar Shteti i SHBA dhe ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm ndërroi jetë sot në mëngjes për shkak të komplikimeve nga Covid-19”, shkroi familja Powell në Facebook. "Humbëm një bashkëshort, baba e gjysh të dashur e të veçantë, dhe një amerikan të madh'.
Familja vuri në dukje se ai ishte i vaksinuar. Powell ishte ushtar profesionist, karrierë që e çoi në betejë në Vietnam, për t’u bërë më pas Këshilltar për Sigurinë Kombëtare, i pari me ngjyrë, në fundin e presidencës së Ronald Reagan, po ashtu Shefi më i ri i Shtabit të Përgjithshëm nën Presidentin George H.W. Bush.
Popullariteti i tij kapi majat pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA në Luftën e Gjirit, më 1990, dhe për një periudhë në mesin e viteve ’90 ai konsiderohej si kandidati më i mundshëm për t’i bërë presidenti i parë me ngjyrë i SHBA.
Por reputacioni iu njollos kur si Sekretari i parë i Shtetit i Presidentit George W. Bush ai paraqiti informacione të rreme inteligjence para se OKB të aprovonte luftën në Irak, çka më vonë ai e quajti një njollë të karrierës së tij.
Colin Luther Powell u lind më 5 prill 1937, në Harlem, New York, nga imigrantë xhamajkanë