Shtëpia e Bardhë: Do kemi javë të vështira në luftën kundër COVID-19

Hënë, 17 Janar 2022 09:09

 

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, Vivek Murthy tha të dielën se Shtetet e Bashkuara kanë përpara “disa javë të vështira” ndërsa përballen me variantin Omicron të koronavirusit. “Numrat e rasteve janë të larta, spitalet janë të mbingarkuara,” tha Dr. Murthy në emisionin “This Week” të televizionit ABC.

Por ai gjithashtu shprehu optimizëm. “Do ta kapërcejmë. Po bëjmë përpjekjet maksimale për testimet”, tha ai duke iu referuar rritjes së numri të testeve në dispozicion në mënyrë që cilido të ketë nevojë t’i sigurojë ato. Ai e cilësoi “shumë zhgënjyes” dhe “pengesë për shëndetin publik” një vendim të fundit të Gjykatës së Lartë që bllokoi urdhrin e administratës së Presidentit Joe Biden sipas së cilit 84 milionë punonjës në bizneset e mëdha të vendit të vaksinohen ose të testohen periodikisht. Megjithatë gjykata la në fuqi një urdhër për vaksinimin e 17 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Dr. Murthy tha se administrata Biden gjithsesi “inkurajon kompanitë” që t’i bëjnë të detyrueshme vaksinat për punonjësit e tyre, pasi shumë kompani e kanë bërë një gjë të tillë, ndërsa të tjera jo.

Urdhri i Gjykatës së Lartë nuk i bllokon kompanitë që ta bëjnë vaksinimin të detyruar, megjithëse disa guvernatorë republikanë janë përpjekur ta ndalojnë një gjë të tillë në shtetet e tyre. “Vaksinat po funksionojnë,” tha dr. Murthy, megjithëse pranoi se edhe ata që janë vaksinuar plotësisht dhe kanë marrë një dozë të tretë përforcuese, kanë një shans rreth 20% për t’u infektuar nga Omicroni.

 

Shtetet e Bashkuara aktualisht po regjistronë rreth 800,000 raste të reja koronavirusi dhe afro 2,000 vdekje në ditë, megjithëse ka sinjale se rritja e rasteve me Omicron ka arritur kulmin në disa pjesë të vendit dhe nuk po rritet më.

Megjithatë numri i rasteve të reja, siç tha Dr. Murthy, ka mbingarkuar spitalet në disa shtete. Zoti Biden javën e kaluar dërgoi personel mjekësor ushtarak në gjashtë nga 50 shtetet e vendit për të ndihmuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalet e atyre shteteve./VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...