Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për Ukrainën, NATO: Nuk do të angazhojmë trupa luftarake

Hënë, 31 Janar 2022 08:25

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë. Ndërkohë sot (31.01.) Këshilli i Sigurimit do të merret për herë të parë me krizën në Ukrainë.

Nga Deutsche Welle.

NATO ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje luftarake në rast të një marshimi rus në Ukrainë. "Ne nuk kemi plane të angazhojmë trupat luftarake të NATO-s në Ukrainë", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për BBC. Aktualisht në Ukrainë janë të angazhuar instruktorë ushtarakë të NATO-s. Aleanca ndihmon të forcojë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe e furnizon atë me armatim luftarak.

 

Por për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, nuk vlen garancia e mbrojtjes 100% që mund të marrin anëtarët e saj. "Për Ukrainën, një partner ne ofrojmë mbështetje, dhe dërgojmë mesazhin, se do të ketë sanksione të rënda ekonomike në rast se Rusia përdor sërish dhunën." Ushtria ukrainase është tanimë "më e fortë, më e madhe dhe e armatosur shumë më mirë", se në vitin 2014, është shprehur Stoltenberg.

 

Rusia kërkon sqarim pozicionesh

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe mbështeti separatistët besnikë të Moskës në Ukrainën lindore. Stoltenberg theksoi, se "nuk ka siguri" për qëllimet e Rusisë. Por ajo që vërehet është një marshim i përmasave të mëdha të trupave ruse me shumë ushtarë dhe teknikë ushtarake, që shoqërohet nga "retorika kërcënuese". Sipas Stoltenberg ka "rrezik real dhe kjo është arsyeja, pse partnerët e NATO-s kanë rritur mbështetjen për Ukrainën".

Rusia ndërkohë i ka vlerësuar si të pamjaftueshme përgjigjet me shkrim të NATO-s dhe SHBA për kërkesat e saj mbi garancitë e sigurisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov kërkoi të dielën nga NATO dhe Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE një sqarim të plotë mbi pozicionet e tyre. Në një kërkesë zyrtare drejtuar të dyja organizatave kërkohet një deklaratë, se si po e përmbushin ato detyrimin që "sigurinë e tyre të mos e forcojnë në kurriz të vendeve të tjera", tha Lavrov në televizionin rus.

Ndërkohë të hënën (31.01) me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën në Ukrainë. Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë krizën e Ukrainës. Kjo bëhet "për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë" nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek "veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës", ka thënë Thomas-Greenfield. Këshilli i Sigurimit do të trajtojë në një seancë të hapur këtë krizë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...