Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Moskë në kuadër të një vizite, e cila synon uljen e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Por presidenti rus, Vladimir Putin i ka kërkuar atij që të bëjë testin PCR të koronavirusit.
“Edhe pse ka dërguar 130 mijë ushtarë në kufi, Putini është i terrorizuar nga virusi,” shkruan gazeta gjermane BILD.
Putin i ka kërkuar kancelarit të bëjë testin sapo është ulur avioni. Por Scholz nuk ka pranuar.
Në kushtet e një tensioni të mundshëm, Scholz kërkoi të testohej nga një mjek i ambasadës gjermane. Qeveria ruse pranoi me një kusht: dikush nga qeveria ruse duhej të dërgohej në avionin qeveritar gjerman për të monitoruar procedurën. Testi rezultoi negativ.
Kujtojmë se para disa ditësh, presidenti francez Emmanuel Macron nuk pranoi të bëjë testin rus nga frika se mos i merrnin ADN-në. Për këtë arsye, ai u ul përballë presidentit rus, Vladimir Putin në një tavolinë shumë të gjatë.