Këtë të martë, ish-presidenti Trump tha se ‘Kina do të jetë e lëvizja e radhës në mënyrë agresive në skenën botërore’, pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili urdhëroi trupat ushtarake të hynin në Ukrainën lindore.
Gjatë një interviste për "The Clay Travis & Buck Sexton Shoë", Trump tha se presidenti kinez Xi Jinping do t'i kuptojë veprimet e Rusisë kundër Ukrainës, si një sinjal për të provuar të rimarrë Tajvanin, raporton FoxNeës.
"Kina do të jetë e lëvizja e radhës," tha ai. "Oh, absolutisht. Jo me mua, ata nuk do e kishin këtë mundësi."
Trump fajësoi presidentin Biden për katastrofën në Ukrainë dhe tha se kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nën administratën e tij.
Duke iu drejtuar qeverisë kineze, Trump tha se ata po presin për ta kryer sulmin mbi Tajvan deri pas Lojërave Olimpike.
“Putini nuk do ta kishte bërë kurrë dhe Xi nuk do ta kishte bërë kurrë (nën administratën time)”, shtoi Trump