Gazeta britanike, Guardian shkruan se Rusia ka angazhuar në këtë sulm kundër Ukrainës rreth 150 mijë trupa, ose afërsisht dy të tretat e forcave tokësore. Po ashtu gjysma e forcës ajrore ruse është pjesëmarrëse në sulm.
Burime perëndimore thanë për gazetën se qëllimi i Putinit është kryeqyteti ukrainas, Kievi, me një popullsi prej 3 milion banorësh.
Ata besojnë se Putini kërkon të angazhohet në një ndryshim regjimi në Kiev.
Sipas ekspertëve, ai do e rrethojë qytetin me ushtri, duke shpresuar se presidenti Volodymyr Zelensky do largohet vetë, pas u përfshirë në guerilje urbane.
Nga ana e tij, presidenti ukrainas ka deklaruar se nuk do të dorëzohet dhe është shprehur se do ofrojë armë për këdo që kërkon të luftojë.
Ndërkohë Ukraina ka vendosur të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, pas sulmit ushtarak brenda territorit të saj.
Lajmi u dha nga presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një deklarate për shtyp drejtuar popullit ukrainas.