Një sondazh i fundit i publikuar nga Daily Mail zbuloi se 62 për qind e amerikanëve të anketuar mendonin se Vladimir Putini nuk do të pushtonte Ukrainën nëse Donald Trump do të ishte ende Presidenti i SHBA.
Sipas shifrave, 38 për qind e demokratëve ranë dakord se Trump do ta kishte frenuar Vladimir Putinin, ndërsa në total 85 për qind e të anketuarve pajtohen me këtë ide.
Daily Mail shkruan se 59% e të anketuarve thonë se dobësia e presidentit amerikan Joe Biden e bëri Rusinë të vendoste të shpallte luftën në Ukrainë më 24 shkurt 2022.
Sondazhi i ri i publikuar të premten, u krye nga Qendra e Harvardit -Harris Poll për Studime Politike Amerikane.
Gjithsej 38 për qind e amerikanëve, pavarësisht nga përkatësia politike, besonin se Putini do të kishte pushtuar Ukrainën pavarësisht se kush ishte president, Biden ose Trump