Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko tha në një intervistë nga Kievi se presidenti rus Vladimir Putin është "gati të përdorë të gjitha mundësitë" për të arritur fitoren në Ukrainë, përfshirë planet për të vënë në shënjestër termocentralet bërthamore të Ukrainës.
Julia Tymoshenko tha për France 24 se ajo falënderon "të gjithë botën për mbështetjen e saj dhe sanksionet kundër Putinit".
Por, paralajmëroi ajo, "nëse ushtria e Putinit synon të bombardojë termocentralet tona bërthamore, padyshim që do të jetë një tragjedi për të gjithë kontinentin".
Flota bërthamore e Ukrainës përbëhet nga katër termocentrale, të pajisur me pesëmbëdhjetë reaktorë.
Ish-kryeministrja ukrainase i kërkon komunitetit ndërkombëtar dhe NATO-s të “mbyllin hapësirën ajrore të Ukrainës” për ta mbrojtur atë nga çdo ndërhyrje ruse dhe bën thirrje për forca paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë.
Ndërhyrja ruse, thotë Timoshenko, jo vetëm që përfaqëson një "kërcënim" për Ukrainën, por për "Evropën dhe botën