Në një fjalim të mbajtur pak minuta më parë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me bomba dhe raketa të cilat po bien në qytetet e Ukrainës ditën e fundit.
‘ Rreth 6000 mijë ushtarë rus janë vrarë në 6 ditë e luftës. Moska po synon të fshijë historinë tonë duke qëlluar Babyn Yar, ku ndodhet monumenti i gjenocidit. Për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është krejtësisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë, as për historinë tonë. Por ata janë urdhëruar të fshijnë historinë tonë. Të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve" tha Zelensky, i cili në të njëjtin fjalim u bëri thirrje edhe hebrenjve të botës që të mos “heshtin”.
Ai shtoi: Sot ukrainasit janë simbol i pathyeshmërisë. Fitorja do të jetë e Ukrainës’.
Duke nënvizuar se aplikimi i Ukrainës për anëtarësim në BE duhet të mbështetet, Zelenski tha: Nuk ka kohë për të qenë neutral