Zoti Schroeder, shpenzojini milionat e Kremlinit për viktimat e luftës

E Enjte, 03 Mars 2022 10:51

 

BILD

Gjermanët po e humbasin durimin me mikun e Putinit dhe lobistin e gazit, Gerhard Schroeder, 77 vjeç.

Ish-kancelari nga viti 1998 deri në vitin 2005 nuk është ndarë akoma nga despoti i Kremlinit. Prej vitesh ai jeton me paratë e tij.

Eurodeputeti i CSU, Markus Ferber, bëri thirrje: “Gerhard Schroeder duhet të paguajë milionat që ka marrë nga kompanitë shtetërore të Putinit për viktimat e sulmit rus në Ukrainë”.

Schroeder po kritikohet edhe nga partia e tij, SPD për marrëdhëniet e biznesit me Rusinë. Lideri i SPD, Lars Klingbeil i kërkoi që të heqë heqë dorë nga postat e tij. “Ora po troket,” tha ai.

Kurse senatori i financave i SPD në Hamburg, Andreas Dressel, tha: “Jam thellësisht i zhgënjyer që ai akoma nuk e ka dënuar Putinin dhe nuk ka hequr dorë nga mandatet e tij në bordet e supervizimit”. Dressel kërkon të nisë një debat në lidhje me sanksionet ndaj atyre që përfitojnë nga kompanitë shtetërore ruse.

Eksperti ligjor i CDU, Wilfried Oellers është edhe më i ashpër: “Meqë ish-kancelari tani punon ekskluzivisht si lobist pranë një kompanie të huaj, Kancelaria Federale duhet të ndërpresë çdo pozicion të tij dhe Presidenti i Bundestagut duhet t’i heqë zyrën e tij në parlament”.

Klubi gjerman i Borussia Dortmund e flaku Schroeder të enjten. Ai ishte anëtar nderi aty

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...