Forcat ruse godasin centralin bërthamor në Zaporizhia, centrali më i madh bërthamor në Evropë

Premte, 04 Mars 2022 09:52

 

Forcat ruse goditën të premten centralin bërthamor në Zaporizhia, centrali më i madh bërthamor në Evropë, gjatë betejës për të vënë nën kontroll një qytet kyç për furnizimin e Ukrainës me energji elektrike.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Ukrainë, zjarri ka rënë në një objekt që shërbente për trejnime dhe deri tani nuk është vënë re ngritje e nivelit të rezatim përreth, njofton VOA.

Njoftimet e para ishin kontradiktore. Zëdhënësi i centralit bërthamor në Zaporizhia, Andriy Tuz, i tha televizionit ukrainas se predhat ranë direkt në centralin dhe në një prej 6 reaktorëve të tij ka rënë zjarr. Reaktori ishte duke u rinovuar dhe nuk ishte në funksionim tha zëdhënësi, por kishte lëndë bërthamore brenda.

Zjarrfikësit, sipas zotit Tuz, nuk mund të afroheshin, për shkak të bombardimeve nga forcat ruse. Më pas ata u lejuan të shkojnë për të fikur zjarrin.

Centrali në Zaporizhia plotëson rreth 25 për qind të nevojave të Ukrainës për energji elektrike

Modifikuar më Premte, 04 Mars 2022 09:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...