Francis Fukuyama: Historia e botës në një moment kthese të rrezikshme

Premte, 04 Mars 2022 20:06

 

Unë e marr tepër seriozisht këtë pushtim: shumë nga miqtë e mi – aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë, militantë kundër korrupsionit – do të ishin viktimat e para, nëse një regjim pro-Moskës do të merrte pushtetin.

 

Përpara pushtimit, shumë vëzhgues besonin se Putini po bënte bllof dhe se administrata e Biden po zmadhonte kërcënimin. Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, forcimi i trupave ruse dhe propaganda e Kremlinit, ka ringjalliur një debat të vjetër mbi kërcënimin që i shkaktohej Rusisë nga zgjerimi i NATO-s dhe mbi përgjegjësinë që kishin Shtetet e Bashkuara për situatën aktuale. Shumë “realistë” kanë bërë thirrje për t’i dhënë Rusisë një sferë ndikimi në territorin e ish-BRSS dhe për të negociuar neutralizimin e Ukrainës.
Këto argumente qenë shumë të brishta që përpara pushtimit: nga njëra anë hyrja e Ukrainës në NATO ekziston vetëm në teori dhe askush nuk po punon në këtë drejtim së paku që nga viti 2008, ndërsa në anën tjetër ushtria ukrainase dukej shumë e dobët përballë 190,000 ushtarëve rusë që mbanin të rrethuar kufijtë e saj.

 

Gjatë javës së kaluar, rusët i shumëfishuan justifikimet, njërin më qesharak sesa tjetrin. Sipas tyre Ukraina ishte një shtet fashist dhe neo-nazist, Aty po kryhej një gjenocid kundër popullsisë rusisht-folëse të Donbasit, apo më tej akoma, se ishte duke u përgatitur një operacion i gjerë ushtarak kundër Rusisë. Këto argumenta pushtimi i demaskoi deri në palcë. Tani e tutje është kuptuar se kërcënimi shkon vetëm në një drejtim, nga Rusia në Ukrainë dhe në fakt, se ai rezikon
të gjitha vendet në kufi me Rusinë dhe më gjerë.

Motivet e Putinit nuk janë të vështira për tu kuptuar, pasi ai e ka ekspozuar gjerësisht vizionin e tij për botën dhe objektivat e veta strategjike. Para disa vitesh ai deklaroi se shpërbërja e BRSS ishte tragjedia më e madhe e shekullit të 20-të. Në një artikull të gjatë të botuar verën e kaluar dhe në fjalimin e bujshëm që mbajti një ditë para pushtimit, ai pohoi se Ukraina nuk është një komb i pavarur, se ajo është pjesë thelbësore e Rusisë dhe se nuk ka të drejtë për të pasur një identitet dhe një ekzistencë të vetën. Gjatë bisedimeve të këtyre javëve të fundit, kërkesat e bëra ndaj NATO-s tregojnë se Moska nuk është e shqetësuar vetëm për Ukrainën, por për të gjithë rendin evropian të krijuar që pas rënies së murit të Berlinit.

Putini kërkoi kështu që NATO ti japë fund çdo mbështetje ushtarake jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjitha vendet që iu bashkuan organizatës që prej vitit 1990. Me fjalë të tjera, ai kërkon të restaurojë sa më shumë që të mundet Bashkimin e vjetër Sovjetik, të neutralizojë Evropën Lindore dhe ta reduktojë atë në një zonë tampon. Qëllimi final është çmontimi, i asaj “Evrope tërësore dhe të lirë” që u krijua pas vitit 1991.

Lidership. Një Ukrainë demokratike e kërcënon de fakto Putinin. Ajo nuk është e rrezikshme për njerëzit në Rusi, por për idenë që Putini ka lidhur me papajtueshmërinë midis demokracisë dhe mentalitetit të popujve sllavë, të cilët sipas tij priren natyrshëm drejt udhëheqjes së fortë dhe të centralizuar. Suksesi i një Ukraine demokratike dhe dëshira e saj për t’iu bashkuar Evropës shton ankthin se një zhvillim i ngjashëm është i mundur edhe në Rusi, gjë që do shënonte dënimin me vdekje për Putinin dhe Putinizmin. Kjo është arsyeja se pse ai nuk do të kënaqej kurrë vetëm me një Ukrainë neutrale e cila so të hiqte dorë nga anëtarësimi në NATO.

Për sa kohë që Ukraina mbetet një demokraci, ajo minon diskursin putinian dhe e bën të domosdoshme eleminimin e këtij fqinji. Ne jemi sot në një moment kritik dhe pikë kthese në historinë botërore. Nëse Putini arrin të përmbysë demokracinë në Ukrainë duke e zëvendësuar me një regjim kukull nën çizmen e tij, ai do të arrijë të vendosë një precedent të tmerrshëm lidhur me përdorimin e forcës. Kina do të frymëzohej nga ky akt që, me kalimin e kohës të planifikonte ribashkimin me Tajvanin. Shtetet e Bashkuara dhe NATO do të ndiheshin të poshtëruara dhe e gjithë bota do të kuptonte se sa fjalë boshe qenkeshin premtimet amerikane për mbështetje dhe se bashkëpunimi mes demokracive nuk qenkësh asgjë më tepër se sa një mirazh.

Nga ana tjetër, është mjaft e mundshme që Putin të ketë bërë një gafë monumentale. Pushtimi shkaktoi protesta masive në Rusi; ai i kapi gafil propagandistët dhe diplomatët që mbrojnë linjën ruse. Ai bashkoi popullin ukrainas si asgjë tjetër, duke e bërë të demostrojë një vendosmëri të pabesuesueshme për të mbrojtur veten. Në nivel ushtarak, Putini nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar një vend prej 44 milionë banorësh edhe as një qytet si Kievi, me 2.8 milionë. Ai arriti ti bashkojë anëtarët e NATO-s që vendosën sanksione të papara, duke përfshirë vendimin gjerman për anulimin e gazsjellësit Nordstream 2.

Ofensiva ruse rrezikon të precipitojë në luftime të ashpra në rrugë dhe të shkaktojë viktima masive mes ukrainasve, por njëkohësisht ajo mund të dërgojë në shtëpi me arkivole edhe një masë të panumërt ushtarësh pushtues. Qytetarët rusët janë që tani të habitur që investimet e tyre
ushtarake po përdoren kryesisht për të vrarë vëllezërit e tyre sllavë dhe për të shkatërruar një vend me të cilin ata ndihen të lidhur ngushtë.

Për më tepër, rezultati i luftës në Ukrainë do të ketë pasoja në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara. Ish presidenti Trump vazhdon të shprehë admirimin e tij për Vladimir Putin, një trend që u pa deri në javën e fundit, kur ai e përshkroi si “gjeni” zotin e Kremlinit për shpalljen e pavarësisë të disa rajoneve të Ukrainë.

Nëse demokracitë degradojnë, kjo nuk ndodh për shkak të një zgjedhjeje ideologjike, siç mund të qe preferenca për një qeveri autoritare, të frymëzuar nga doktrina markste-lenininiste. Ato shkatërrohen kur fillojnë të admirojnë forcën dhe burrat e fortë, dhe i lejojnë goditjet e këtyre të fundit të shkojnë, pa u ndëshkuar, përtej kufijve të vendosur nga ekuilibrat dhe balancat që karakterizojnë vendet që i nënshtrohen shtetit të së drejtës.

Nëse agresioni i Putinit kundër Ukrainës ka sukses dhe nëse Partia Republikane e ndjek Trump në admirimin që ai ka për aktet dhe veprimet e diktatorit rus, atëherë ajo do i këpusë të gjitha lidhjet me vlerat kryesore të demokracisë amerikane.
Kjo do të konsolidonte kthesën autoritare që mori kjo parti dhe do të qe vazhdimi i linjës së sulmeve të 6 janarit 2021 kundër Kapitolit. Dhe duke pasur parasysh rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e rendit liberale botëror, ky do të ishte një ogur shumë i keq për botën e lirë në tërësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...